Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi në profilin e tij në Twitter se ushtria azerbajxhanase kishte çliruar qendrën e qytetit të Gubadli, e cila ishte okupuar për 27 vjet.
Aliyev gjithashtu njoftoi se disa fshatra përreth Gubadli si dhe fshatra në provincat Zangilan dhe Jabrail ishin çliruar.
Qyteti i Gubadli, i vendosur në kufirin armen, u pushtua më 31 gusht 1993.
Në një operacion të nisur në Nago-Karabak më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase ka çliruar tre qytete dhe më shumë se 150 fshatra dhe kodra të rëndësishme strategjike nga pushtimi armene.