Aziri: Koalicioni eventual me VMRO-së dhe VLEN-it, nënkupton krizë të thellë politike

Deputeti Ilmi Aizrti nga Fronti Evropian sot në prag të seancës konstituive deklaroi se koalicioni eventual mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it do të shkaktonte krizë të thellë të legjitimitetit, andaj theksoi se do të ishte mirë që gjërat të vlerësohen para se të merren vendime, shkruan Alsat.

Marketing

“Ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës, nëse ndodh ajo që po flitet në opinion se do të ketë koalicion në mes VMRO-së dhe VLEN-it besoj se do të na shfaqet problemi i krizës së thellë të legjitimitetit dhe pastaj shtrohet pyetja se çka ti bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve. Andaj vlerësoj se do duhet mirë ti vlerësojmë gjerat para se të marrim vendime. Atë që e thash më herët ne të gjithë se bashku deputetët e Frontit Evropian do të takohemi tash dhe do t’i diskutojmë të gjitha momentet e reja në skenën politike”, deklaroi Elmi Aziri, Fronti Evropian./Alsat.mk

Marketing