Azizi: Artan Grubi ishte ndërmjetës për ta shpëtuar nga krimi i organizuar Mijallkovin

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një interviste për gazetën LAJM, ka thënë se përfshirja e Artan Grubit në “Listën e Zezë” amerikane ka shpalosur një të vërtetë të madhe rreth asaj se kujt i shërbejnë politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që vazhdimisht shesin patriotizëm.

Marketing

“Me futjen e Artan Grubit në Listën e Zezë, akuza është se ai ishte ndërmjetës për ta shpëtuar nga krimi i organizuar Sasho Mijallkovin dhe në të njejtën kohë kishte ndërhy edhe në Gjykatat e Maqedonisë. Në mënyrë të pashpjegueshme persona me deklarime të kundërta gjatë gjithë historisë, përnjeherë u bënë bashkë. Menduh Thaçi, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela. Pika e përbashkët që i lidh këta është Sasho Mijallkovi. Por, maskat ranë pas listës së zëzë së SHBA-ve dhe shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se kush janë këto figura”, u shpreh Azizi për gazetën LAJM.

Marketing