Azizi: Fronti Evropian u shndërrua në Front Dyftyrësh!

Deputeti nga koalicioni VLEN, Adnan Azizi ka ironizuar me deputetët e Frontit Evropian, pasi që mbrëmë vonë votuan ligjin për riorganizimin e ministrive.

Marketing

Ja postimi i tij:

Dilemë hamletiane e Frontit:

Cili është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN?

Apo ata që nuk votuan fare?!

Tani kemi dy fronte në një front, ose më sakt, Front Dyftyrësh!

Dilema mbetet vetëm në atë se, cili ngeli pro Europës e cili pro Rusisë?

Marketing