Azizi nga Gostivari ‘selam’ ASH-së: Gostivari ka qenë çdoherë opozitar

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA sonte ka mbajtur Konventën Themeluese të degës rajonale të Gostivarit. Në këtë konventë kanë qenë prezent qindra të rinj të cilët kanë votuar për organet drejtuese të rinisë.

Marketing

Në këtë konventë ka folur edhe sekretari organizativ i Lëvizjes BESA Adnan Azizi i cili ka thënë se prej në kohën e Xhem Hasës e deri më sot Gostivari ka qenë opozitar, duke thumbuar kështu ASH-në e Arben Taravarit e cila është bërë pjesë e qeverisë.

Kryetar i FR – BESA në Gostivar është zgjedhur Drilon Fejzullai./ Lajmpress

 

Marketing