Azizi: Po dështon propaganda e BDI-së për ta mashtruar opinionin!

shkruan: Adnan Azizi

Marketing

Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpie

Po ju dështon PR-i juaj për ta mashtruar opinionin!

Dorëheqjet e ministrave të Bdi-së synojnë t’i arrijnë këto qellime:

1 – Mbulimi i mega-gënjeshtrës, Kryeministër Shqiptar – pse jo?!
2 – Mbulimi i mega-aferave korruptive të familjes Ahmeti – Soravia dhe shumë të tjera.
3 – Shpallja e eksponentëve të BDI-së Non Grata nga SHBA duku ju djegur karta mashtruese se ata çdo gjë e bejnë në koordinim me SHBA-të.
4. Shpërfaqja e personave të caktuar nëpër mediume të kontrolluara nga BDI-ja, që skanë asnjë peshë politike, e gjithë kjo për ta defokusuar opinionin nga bashkimi i Opozitës shqiptare dhe rënia e Bdi-së që del humbëse bashkë me aleatës e saj karshi koalicionit BESA-AAA-Lëvizja e Izet Mexhitit në dy sondazhet më të besueshme që vërtetuan njëra tjetrën!

Nëse i keni seriozisht dorëheqjet, atëherë caktoni datën e zgjedhjeve dhe shkojmë në zgjedhje! Dorëheqjet me kusht janë pikerisht se ju frikësoheni nga zgjedhejet dhe nuk doni ndryshime kushtetuese, ju doni vetëm një gjë:
Ta zgjasni kohën e shijimit të pushtetit dhe shijimit të milionave të marra nga tenderat e pushtetit tuaj 20 vjeçar!

Po ju përfundon luksi i pushtetit dhe ju këtë mirë po e nuhatni. S’ju ka ngelur edhe shumë kohë, andaj keni durim!

*postim në facebook

Marketing