Babai i Haaland, gjeste të turpshme në shkallët e stadiumit (VIDEO)

Babai i Eling Haaland u shndërrua në protagonist në shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu”. Pas golit të barazimit të Manchester City ndaj Real Madrid, i ati i sulmuesit norvegjez bëri gjeste të turpshme ndaj tifozëve spanjollë.

Marketing

Duke qenë se situata po tensionohej, forcat e sigurisë u detyruan që të largonin Alf-Inge Haaland nga zona VIP ku ndodhej, së bashku me personat që e shoqëronin.

Në rrjetet sociale, babai i bomberit të Manchester City sqaroi atë që ndodhi: “Tifozët e Realit u mërzitën që ne po festonim golin e De Bruyne. Na u desh të largoheshim nga vendi ku po qëndronim sepse tifozët nuk ishin aspak të kënaqur”.