Babai i Khabibit zbulon dënimin që e pret birin e tij për sulmet jashtë ringut

Babai i Khabib Nurmagomedov është deklaruar edhe një herë rreth incidentit që u shkaktua në përballjen me Conor McGregorit.
Abdulmanap Nurmagomedov ia ka falur irlandezit, por që ka thënë se do ta dënoj djalin e tij më shumë se sa UFC-ja.

Marketing

“Paqja qoftë mbi ju. E fali Conor McGregorin për të gjitha në të kaluarën. Tani duhet të analizojmë gjithçka çfarë ndodhi dhe të marrim mësim”, ka thënë fillimisht Abdulmanap Nurmagomedov.

“Do jem shumë i ashpër, e kam paralajmëruar. Për mua, disiplina vjen e para. Në kafaz mund të bësh çfarë të duash, por jo dhe jashtë. Aty është kufiri pasi ka dhe fëmijë, gra dhe njerëz të rëndomtë. Sanksionet e mia për Khabib do të jenë shumë më të mëdha se ato të UFC-së”, ka thënë ka përfunduar babai i Khabib.

Marketing