Bad News Eagles kanë triumfuar ndaj Apeks në ndeshjen e tretë të turneut kualifikues për BLAST Paris Major.
Skuadra shqiptare triumfoi pas vazhdimeve me rezultat 16-19 në ndeshjen e zhvilluar në formatin ‘Bo1’.
Më i disponuar nga ‘Shqiponjat’ ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi me 28 vrasje, kurse pas tij ishte Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 25 të tilla.
Ndërkaq, te skuadra kundërshtare më i dalluari ishte Justinas ‘jL’ Lekavicius me 32 vrasje.
Kujtojmë se dje Bad News Eagles fillimisht pësuan disfatë nga 1WIN, teksa në ndeshjen tjetër mposhtën Viperio.