Pas mbarimit të procesit zgjedhor dhe arritjes së rezultateve të para lirshëm mund të themi se fitues absolut i zgjedhjeve të 15 korrikut padyshim janë shqiptarët.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe përpos siç tha z. Ahmeti “Shqiponjat u kthyen në folen e vet”, për këtë rikthim të votuesve shqiptar tek partitë shqiptare padyshim rol të madh kishte edhe bashkimi i opozitës, të cilën z. Ahmeti e kërkonte shumë vite më parë duke bërë apel se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk ju duhet më shumë se dy parti politike, dhe ja rezultati si asnjëherë më parë kemi 33 deputet shqiptar.
Populli e dha vendimin se kush duhet të na prij përpara, partitë politike duhet ti binden këtij vendimi. Mendoj se është momenti më i duhur të bëhemi zot të vetvetes, mos të presim të tjerët të na tregojnë rrugën se kah duhet të shkojmë.Tani na pret një periudhë ku duhet të formohet qeveria e re, partitë shqiptare duhet mirë të koordinohen, gjegjësisht duhet ta përkrahin dhe mbështesin BDI-në si parti fituese tek shqiptarët, pasi ka ardhur koha që shqiptarët të jenë plotësisht të barabartë me bashkëqytetarët maqedonas.
Çelsi është në dorën tonë!
Ferdi Baftija