Bajqinovci viziton kompaninë Dauti Komerc

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Dauti Komerc,Xhemail Dauti, në zyrat e tij ka pritur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, i cili nga ana e menaxhmentit është njoftuar me punën e kompanisë në planin ndërkombëtarë, si dhe investimet dhe aktivitet e Dauti Komerc.

Marketing

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik rajonal,zhvillimet e fundit në Kosovë,integrimi i tregut ballkanik në atë evropian si dhe për sfidat e radhës të cilat e presin rajonin në planin e zvogëlimit të papunësisë.

Bajqinofci, gjithashtu informoi Dautin, për ndryshimet institucionale që duhet bërë në Kosovë, me të vetmin qëllim që biznesi të funksionojë conform standardeve të Bashkimit Evropian,dhe tregu i lirë të mbetet forca e ndryshimeve shoqërore. Nga ana e tij drejtori i përgjithshëm, Xhemail Dauti, e ka informuar deputetin e Vetëvendosjes,për metodologjinë dhe aktivitetet e kompanisë si dhe planin zhvillimor.Ai gjithashtu është zotuar se kompania do të vazhdojë me investimet në të gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe Republikën e Kosovës dhe se kjo ndërmarje mbetet e përkushtuar në aktivitetet e saja për një zhvillim më të madh dhe më dominues në tregun e Ballkanit perëndimorë por edhe më gjërë.

Marketing