Bajrami: Alternativa do ta braktis koalicionin dhe do t’i bashkëngjitet Qeveris njëjte si RDK

Tallja me shpresën e qytetarëve të lodhur nga pushteti, do t’u bie në kokë. Dhe mirë ta keni! Kështu në profilin e tij shkruan Bastri Bajrami, ish-kryetar i Komunës së Haraçinës, ndërsa komenton ofertën e Aleancës për Shqiptarët drejtuar Lëvizjes BESA dhe Alternativës, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Duke aluduar në ASH-në e Ziadin Selës, Bajrami shkruan se “opozita shqiptare, sidomos partia që po pretendon të jetë bartëse e ‘bashkimit’, në fakt po bën të kundërtën”. Madje, ai prejudikon se partneri i koalicionit që ASH e dëshiron (Alternativa) do të braktis koalicionin dhe do t’i bashkangjitet Qeverisë, njëjtë sikurse RDK në zgjedhjet e 2016-ës.

Postimi i plotë Bastri Bajramit:
“Opozita shqiptare, sidomos partia që po pretendon të jetë bartëse e “bashkimit”, në fakt po bën të kundërtën!
Ofertat me orë e ditë, por që largojnë e nënçmojnë njëra-tjetrën, do të shtojnë jetën e pushtetit.

Tallja me shpresën e qytetarëve të lodhur nga pushteti, do t’u bie në kokë. Dhe mirë ta keni! Egoizëm deri në pafundësi, luftë për numra, dhe në fund – do mbeteni prap vetëm (do ikin sikurse RDK dikur). Anketat e sakta gjithmonë kanë qenë thirrjet e dëshpëruara të shqiptarëve për bashkim dhe jo “qendrat analitike” në mini-shtabet e Degëve gjithandej.
Mallkimi do t’ju zë!”

Marketing