Bajrami: Krijimi i opozitës brenda shqiptare e kanë lënë mangët zbatimin e tërësishëm të MO

Prof. Dr. Arsim Bajrami nga Universiteti i Prishtinës në këtë panel paraqiti disa teza duke filluar nga shpërbërja e RSFJ-së dhe roli i shqiptarëve në pavarësinë e Maqedonisë, mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë referendumit për pavarësi, konstruktiviteti që kanë treguar në gjetjen e një zgjidhjeje me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe participimin në qeveri duke ofruar zgjidhje paqësore.

Marketing

Ai ndër tjera shtoi se diskriminimi kushtetues ka qenë shkak i pakënaqësive dhe ka ardhur deri tek Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe kauza e drejtë e saj. Qëllimi politik i luftës së UCK-së, përkrahja ndërkombëtare dhe uniteti politik i shqiptarëve bënë që të arrihet deri tek Marrëveshja e Ohrit me qëllim krijimin e paqes, bashkëjetesë në barazi dhe trajtim shtetformues bazuar në reformat kushtetuese që i garanton marrëveshja.

Prof. Dr. Arsim Bajrami mes tjerash u fokusua edhe tek destrukcioni i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe gabimet e spektrit politik shqiptar në moszbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit duke shtuar se mosuniteti politik dhe krijimi i opozitës brendashqiptare e kanë lënë mangët zbatimin e tërësishëm të kësaj marrëveshjeje.

Marketing