Bajrami për TV21: Bisedat tek “Monstra” janë autentike, shqiptarët nuk mund të vrasin pas shpine

Pas publikimeve të mesazheve sot në rastin “Monstra” në të cilën dëgjohen ish-ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme Xhelal Bajrami me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, TV21 kontaktoi Xhelal Bajramin për të pyetur nëse mesazhet janë autentike dhe në çfarë konteksti është biseduar mbi vrasjen e pesfishtë.

Marketing

Bajrami tha se bisedat nuk janë SMS porosi, por biseda telefonike e që më siguri shton ai janë transkriptuar. Ai pohon se i mban mend pak a shumë bisedat me Ahmetin, qëndron pas atyre që i ka thënë atëherë që vrasësit janë profesionistë dhe nuk beson se mund të jenë shqiptarë sepse siç thotë ai, shqiptarët nuk e kanë traditë të vrasin pas shpine e aq më tepër të vrasin fëmijë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme tha se është normale interesi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti për vrasjen, sepse ai ishte njeriu i parë i BDI-së në MPB dhe si kryetar ka dashur të dijë se si shkojnë punët, çfarë ka ndodhur dhe kush mund të jenë vrasësit e kështu me radhë./TV21

Marketing