Nedim Bajrami dha prononcimin e tij pas ndeshjes me Ishujt Faroe.
“Jam shumë i lumtur që shënova përsëri, rëndësi ka që morëm 3 pikët. Humbëm raste por nuk u dorëzuam dhe fituam. Nuk është e lehtë të luash këtu, janë shumë fizikë. Pësuam gol dhe më pas u futëm në pjesën e dytë me një marsh më shumë dhe shënuam golin e dytë.
E analizuam këtë ndeshje, nuk ishte e lehtë por rëndësi ka që morëm 3 pikët dhe vijojmë rrugën tonë.
Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, duhet të përgatitemi mirë. Tani kemi pushimet por kur të rikthehemi duhet të japim maksimumin kundër Çekisë.