Bajramovska: Ndryshime ligjore për të drejtat shëndetësore

Ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore, të cilat janë në përgatitje e sipër, janë të patjetërsueshme, thonë nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Marketing

Ligji aktual po shkakton paqartësi, duke penguar qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre, thotë zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa.

“Avokati i Popullit i ka dërguar një letër Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçes, si dhe kanë ngritur iniciativë me propozim për ndërmarrjen e masave për ndryshimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, analoge me Rregulloren për përdorimin e pajisjeve ortopedike.

Një nga dispozitat e ligjit aktual është në dëm të qytetarëve dhe i kushtëzon ata me një sigurim shëndetësor të vazhdueshëm gjashtëmujor për ushtrimin e të drejtave për një pajisje ortopedike”, tha Bajramovska në brifingun për gazetarët, të cilët i njohu me nismën e Avokatit të Popullit për ndryshime të Rregullores rreth mënyrës së ndarjes së mjeteve ndihmëse ortopedike te fëmijët, përfshirë edhe fëmijët me nevoja të posaçme.

Fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë sigurim shëndetësor të pandërprerë për gjashtë muaj nuk kanë mundur të realizojnë të drejtat e garantuara me Ligjin për sigurim shëndetësor.

Avokati i Popullit kërkon që ndryshimet në Ligjin për sigurimin shëndetësor, të heqin pengesën që u krijohet aktualisht personave që përdorin ndihmën ortopedike. AP kërkon një sistem shëndetësor e social, në përputhje me nevojat e çdo personi i cili është socialist i rrezikuar.

Sipas Bajramovskës, sistemi i mbrojtjes sociale në këtë pjesë nuk i përmbush nevojat e qytetarëve, duke u pamundësuar të gjithë qytetarëve që të kenë qasje të njëjtë në mbrojtjen sociale dhe sigurim social, siç garantohet me Kushtetutë dhe Ligji për mbrojtjen sociale.

Marketing