Bakojani: BE-ja nuk e ka luksin të lërë në pritje Ballkanin Perëndimor

Vëmendja duhet të përqendrohet në atë që kemi mësuar nga këto procese të dështuara dhe çfarë mund të përmirësojmë për të arritur rezultatin e dëshiruar, që nuk është askush tjetër veçse Ballkani Perëndimor në BE, thotë Dora Bakojani.

Marketing

Kjo është pjesë e përgjigjes së ish-ministres së Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyani, tashmë deputete e Parlamentit grek dhe kryetare e delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, e pyetur nëse BE ka nevojë për ndryshime në lidhje me zgjerimin, duke pasur parasysh rastin e fundit me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe abuzimin me anëtarësimin në BE nga Sofja.

Ka pasur një debat të gjallë për procesin e zgjerimit në dy vitet e fundit si në Komisionin Evropian ashtu edhe në nivel të BE-së. Në rastet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kishte boshllëqe dhe çështje që rezultuan kundërproduktive për vlerësimin dhe procesin e zgjerimit.

Nuk do të hyj në çështje specifike me Bullgarinë apo me vendet e tjera të BE-së që në momente të caktuara kundërshtuan zgjerimin.

Siç thashë, BE-ja është një bashkim shtetesh anëtare me një grup specifik standardesh dhe vlerash që lejohen dhe kanë të drejtë të ngrenë shqetësime gjatë një procesi të tillë.

Vëmendja duhet të përqendrohet në atë që kemi mësuar nga këto procese të dështuara dhe çfarë mund të përmirësojmë për të arritur rezultatin e dëshiruar, që nuk është askush tjetër pos Ballkani Perëndimor në BE, tha Bakoani.

Marketing