Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” përmes një postimi kanë njoftuar se atyre i janë bashkuar edhe një tifo grup nga Tetova.
Bëhet fjalë për Ballistët e Tetovës të cilët do të jenë së bashku me Dardanët në ndeshjen e 26 marsit ku Kosova do të luaj kundër Maqedonisë.
Dardanët po ashtu në këtë postim kanë thënë “Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit”.
Kurse “Shvercerat”, tifozët e skuadrës së Shkupit, kohë më parë kanë treguar për indeksOnline, se ata njohin vetëm një Kombëtare e ajo është e Shqipërisë. Andaj ata në këtë ndeshje nuk do të jenë në përkrahje të Kosovës.
Kjo ndeshje pritet të jetë jo e lehtë për Kombëtaren e Kosovës, mirëpo djemtë tanë po e presin me padurim këtë ndeshje, e cila është mjaftë e rëndësishme për kualifikimet Euro 2020.