Ballkani në grupet e Conference League, Daja bën historinë

Për të dytin sezon radhazi, Ballkani i Ilir Dajës ka siguruar biletën e grupeve të Conference League. Kampionët e Kosovës u treguan një ekip i madh në ndeshjen e kthimit ndaj Bates, të cilën edhe pse e humbën 1-0, arritën të kalojnë më tej pas fitores së thellë 4-1 në Kosovë.

Marketing

Trajneri Ilir Daja e vendosi ekipin në fushën e lojës në ndryshim nga ndeshjet e fundit, duke u treguan shumë më të kujdesshëm në fazën mbrojtës dhe me anë të kundërsulmit të rrezikonin kundërshtarin.

Në pjesën e parë, Bate luajti shumë më mirë dhe arriti të gjejë golin me anë të Kontsevoy në minutën e 30, por vetëm kaq, pasi Ballkani u kthye në një bunker në mbrojtje duke mos lejuar pësimin e golave të tjerë.

Tashmë, skuadra kampione e Kosovës do të presë e qetë hedhjen e shortit për të mësuar kundërshtarët e grupeve.