Ballkani – Shkupi, këta janë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Ballkanit do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit ditën e enjte.Ballkani do të ballafaqohet me Shkupin të enjten me fillim nga ora 20:00, në duelin që është i vleshëm për kualifikim në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.Gjyqtari kryesor në këtë duel do të jetë Istvan Vad, kurse asistentët e tij janë Vencel Toth dhe Istvan Albert.
Gjyqtari i katërt është Ferenc Karako.Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Ballkanit.

Marketing