Ballkanit i rrëshqet fitorja nga duart, mposhten nga Sivasspor

Ballkani ka pësuar disfatë kundër Sivasspor.
Ekipi nga Suhareka u mposht 2:1 nga ai turk.

Marketing

Ndeshje më të mirë zhvilluan Ballkani, por mos konkretizimi i shumë rasteve bëri që të humbin takimin

Portokallinjtë kanë shkuar në pushim e pjesë së pare me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar nga anësori Armend Thaçi në minutën e 36′ të ndeshjes.

Skuadra e Ilir Dajës pas një fillimi të vështirë në minutat e para, dalëngadalë mori kontrollin e lojës dhe e dominoi skuadrën turke në fushë.

Pas golit, kampioni i Kosovës krijoi edhe dy raste të mira për shënim, me Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin, por që nuk realizuan.

Edhe në pjesen e dytë kampioni i Kosovës kishin më shumë iniciativën, por që nuk u treguan konkret në realizimin e tyre.

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi edhe në 45 minutat e dytë humbën raste tejet të mira shënimi.

Por, ashtu nuk bën mysafirët, pasi arritën ta përmbysin rezultatin.

Në minutën e 72` ishte Arslan që shënoi, për të barazuar rezultatin.

Për të përmbysur atë u përkujdes Angielski, pasi realizoi në minutën e 81`.

Ballkani krijuan disa raste të tjera shënimi, por nuk arritën të bëjnë asgjë.

Më këtë humbje Ballkani ka katër pikë në vendin e fundit dhe Sivasspor ngjitet në vendin e parë më shtatë sosh.

Marketing