Balluku sqaron procesin e riatdhesimit të shqiptarëve

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar ditën e sotme procedurat e procesit të riatdhesimit nëpërmjet avionëve të Air Albania.

Marketing

Balluku tha ndër të tjera se të gjithë ata që duan të kthehen do të stresohen kundrejt një pagese të arsyeshme për 14 ditë në disa hotele në Durrës, të cilët do t’i përzgjedhin vetë ata.

“Duke filluar nga dita e shtunë Air Albania do të nisë fluturimet nga disa destinacione për ata që duan të kthehen në atdhe. Për të plotësuar kushtet kemi një marrëveshje me disa hotele në Durrës, që kanë shprehur vullnet për t’u kthyer në karantina. Transporti ajror do të kryhet nga Air Albania, e gjithë paketa do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme. Graancia santirae dhe shëndetësore. Për të kryer erezerveimin duhet që formulari të firmoset fizikisht në sportelet e Air Albania-s. Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e vendosura, pasi nuk do të tolerojmë askënd që thyen rregullat. Pasi të keni pranuar kushtet mund të procedoni me pagesën elektronike për karantinën 14 ditë. Në email do të vijë adresa me një kod për të vijuar me rezvervimin. Me Kodin kryeni rezervimin dhe pagesën. Kështu do të keni përfunduar procesin. Air Albania do dërgojë detajet për ditën dhe orën e fluturimit. Në Rinas do të verifikohet gjendja shëndetësore me më pas të shoqëruar me mjetet e transportit në shoqërimin e policisë do të drejtoheni në Durrës. 14 ditë në karantinë. Pas verifikimit do të ktheheni në shtëpinë tuaj. Fluturimet do të nisin me Romën, mund të përdoren për të udhëtar nga Tirana drejt Italisë. Ju lutem respektoni kërkesat e vendosura nga Italia. Sistemi do të jetë gati nga dita e enjte në orën 10:00. Për cdo paqartësi do të vendosim disa numra kontakti” tha Balluku

Marketing