Sasia prej 2 tonësh kokainë u zbulua gjatë kontrolleve në një kontejner në Rothenburgsort, shumë pranë portit të Hamburgut.
Autoritetet dyshuan për një ngarkesë të dyshimtë, kur shoferi i kamionit ku ndodhej droga, devijoi nga rruga për t’iu shmangur skanerit, raporton A2.
Gjatë kontrollit u zbulua sasia e madhe e kokainës, që mendohet se arrinte vlerën e 100 milionë eurove. 12 persona ranë në pranga mes të cilëve dhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.
Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.