Banka Botërore është duke e përfunduar programin e aktiviteteve për të ndihmuar vendin në përballjen dhe uljen e ndikimit nga kriza me koronën.
Ndihma, sipas grupacionit në raportin e saj të fundit, është rreth 140 milionë euro.
“Ndihma përfshin edhe një projekt të ri të shpejtë si përgjigje të përparësive urgjente në sektorin e shëndetësisë, por edhe për të mbrojtur të ardhurat e amvisërive, si dhe ristrukturimin e projekteve të miratuara tashmë për mobilizimin e fondeve për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto programe pritet të arrijnë në rreth 140 milionë euro”, qëndron në raportin e publikuar të Bankës Botërore.