Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë “rivalët” kryesorë brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ata vlerësohen si ndër pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh. Ata janë në një garë të fortë me njëri-tjetrin dhe përplasjet mes tyre kanë qenë të shumta.
Mirëpo, ndryshe nga publiku, Monika i shikon si shokë të ngushtë. Gjatë një bisede, aktorja i drejtohet Arbërit duke i thënë se Donaldi dhe Iliri janë “bashkëpunëtorë” dhe se në fakt zënkat dhe debatet që bëjnë vazhdimisht janë një strategji e tyre.
“Ata janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kjo është loja e tyre. E ke vënë re kur fillojnë dhe flasin për një temë kot, futen këta të dy. Ti thua Monika 2 apo 3. Këto janë dopio. Mos mbyllen në banjo këto, do të bëjmë këtë veprim, këtu kështu…”, tha Monika gjatë bisedës me Arbrin dhe Ilirin.
https://www.instagram.com/p/CYrJ7R3BJxg/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b338e3ad-7bd0-4e36-82f8-f166f84918c6