Barca e fiton rastin në gjykatë kundër Neymarit

Barcelona ka marrë një lajm të mirë nga gjykata në Spanjë.

Marketing

Klubi katalan e ka fituar padinë e ngritur nga Neymar, rreth çështjes së bonuseve.

Neymar kishte paditur Barcelonën duke kërkuar dëmshpërblim rreth 43 milionë euro.

Por, gjykata i ka dhënë të drejtë Barcelonës, e cila e ka fituar rastin ndaj Neymar.

Madje, gjykata ka urdhëruar Neymarin që t’i paguajë Barcelonës një shumë prej 6.7 milionë euro.

I gjithë ky proces ka qenë shumë i pakuptimtë, pasi është përfolur shumë për rikthimin e Neymar te Barcelona.