Ballina Sport Barcelona e shkarkon Xavin, ja kush pritet ta zëvendësojë

Barcelona e shkarkon Xavin, ja kush pritet ta zëvendësojë

Barcelona e ka shkarkuar legjendën e klubit, Xavi nga posti i trajnerit të skuadrës.

Vendimi iu bë i ditur Xavit sot pas një mbledhjeje të mbajtur me presidentin e klubit, Juan Laporta dhe drejtorin sportiv, Deco.

Marketing

Xavi pritet që të zëvendësohet me ish-trajnerin e Bayern Munichut, Hansi Flick, i cili do ta udhëheqë Barcelonën për herë të fundit të dielën, ku në “Camp Nou” do ta pres Sevillan.

Ish-mesfushori i Spanjës pati paralajmëruar largimin nga “Camp Nou” në janar, por ai u bind të qëndronte edhe për një vit nga presidenti Laporta.

Por gjërat ndryshuan kur Xavi në një konferencë për media i shpalosi problemet financiare me të cilat përballet Barcelona, gjë që e ka zemëruar Laportan, e që më pas çoi deri në shkarkimin e tij.

Marketing
Exit mobile version