Barcelona fiton aktin e parë ndaj Real Madridit, gjithçka do të vendoset në Camp Nou

Ka përfunduar ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës, në Kupën e Mbretit.

Marketing

“Katalunasit” triumfuan 0:1 kundër Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Autogoli i mbrojtësit Militao në minutën e 27-të i dha epërsinë “katalunasve” në fraksionin e parë.

Los Blancos patën mundësi të kalonin shumë herët në avantazh sikur mesfushori Modriq të tregohej më i sakt nga afërsia në minutën e parë.

Benzema gjeti rrugën e golit në minutën e 12-të, por u anulua për pozitë jashtë loje.

14 minuta më vonë, edhe Kessie dërgoi topin në rrjetë për mysafirët, por goli u anulua për arsyen e njëjtë.

Ky i fundit kishte mundësi t’i jepte goditjen e dytë nikoqirëve në minutën e 72-të sikur goditjen e tij nga afërsia të mos e devijonte bashkëlojtari i tij Ansu Fati.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.

Fituesi i këtij takimi, luan në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos.

Marketing