Ballina Sport Barcelona fiton thellë ndaj Alavesit, Messi dhuron ‘magji’ me dy supergola

Barcelona fiton thellë ndaj Alavesit, Messi dhuron ‘magji’ me dy supergola

Barcelona ka triumfuar me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Deportivo Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Marketing

Katalunasit kanë vazhduar serinë e fitoreve, duke triumfuar në Camp Nou dhe duke u ngjitur në pozitën e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe tri gola, ku dy ishin të vlefshëm.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 29-të dhe ishte Francisco Trincao, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të laix Moriba.

Në minutën e 36-të doli në skenë Lionel Messi, i cili shënoi por goli u anulua nga VAR-i, ndërsa në minutat shtesë argjentinasi shënoi për 2-0 një supergol që u pranua.

Në pjesën e dytë, katalunasit vazhduan dominimin dhe golat, duke shënuar edhe tri sosh dhe duke siguruar fitoren e madhe.

Fillimisht ishin mysafirët që shënuan me anë të Luis Rioja (57’) për 2-1, por Barca shpejt ktheu diferencën prej dy golash duke shënuar me anë të Trincaos (74’) për 3-1.

Barcelona nuk u ndal me kaq pasi Messi (75’) shënoi edhe një supergol për 4-1 ndërsa Junior Firpo (80’) vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Barcelona e sheh veten në pozitën e dytë me 46 apo tetë më pak se Atletico Madridi i pari, ndërsa Alavesi zë vendin e 16-të me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Cadizin, ndërsa Alavesi udhëton te Real Sociedadi.

Exit mobile version