Barcelona gati të përforcojë sulmin me dy lojtarë “big” në janar

Barcelona duket shumë aktive në merkato që pas ardhjes së Xavit si trajner.

Marketing

Këtë herë Barcelona po mendon të përforcojë sulmin pasi Depay ndodhet i vetëm në sulm për arsye se Ansu Fati, Dembele dhe Aguero janë të dëmtuar. Aguero tashmë dihet se do të mungojë për një kohë të gjatë, ndërsa dy të tjerët nuk janë stabël me formën e tyre më të mirë sepse dëmtimet nuk po i largohen lojtarëve.

Sipas mediave britanike, Cavani dhe Sterling janë dy sulmuesit e preferuar për t’u transferuar nga klubi spanjoll. Sterling tashmë tek City duket se nuk është më i preferuari i Guardiolës, sidomos pas ardhjes së Jack Grealish. Sterling ka pohuar se kërkon të transferohet në një kampionat tjetër për të fituar më shumë eksperiencë. Kështu që Barcelona do të provojë që në janar për anglezin.

Për Cavanin e njëjta gjë pothuajse, uruguaiani nuk ka patur shumë minuta me Solskjaer përveç këtyre ndeshjeve të fundit ku është aktivizuar në krahë të Ronaldos. Cavani është një sulmues që kërkon të luaj më shumë dhe Barcelona ka mundësinë ta bëjë këtë gjë