Ka përfunduar ‘El Clasico’ në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.
Barcelona shpallet kampione e Superkupës së Spanjës, pasi mposhti Real Madridin 3:1,
Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë ishin Barcelona, këtë e dëshmuan edhe me gola.
Ata krijuan mundësit e tyre me Robert Lewandowskin.
Ylli polak ishte i rrezikshëm në dy raste, por në vend ishte Thibaut Courtois.
Në anën tjetër për Realin raste të mira shënimi kishte ‘Topi i Artë’, Karim Benzema.
Francezi nuk u tregua i saktë, për të çuar topin në rrjet.
Në minutën e 33’ pas një gabimi nga madrilenët, shënuan Barcelona.
Ishte Gavi që goditi bukur dhe i dha epërsinë ekipit të tij.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë shënoi sërish Barça, me anë të Lewandowskit.
Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të katalansve.
Edhe pjesa e dytë u takoi atyre, si me lojë ashtu edhe me gola.
Në minutën e 69’ Pedri realizoi, pas asistimit nga Gavi.
Real Madridi nuk arriti të bëjë asgjë në këtë takim, përveç golit të vetëm nga Karim Benzema në minutat e fundit të lojës.