Barcelona ka konfirmuar se dy pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19.
Dy individët tani do hyjnë në izolim për dy javë.
Katalunasit do bëjnë testime për të gjithë pjesëtarët duke përfshirë edhe ekipin e parë.
Ndeshja e radhës për skuadrën e Ronald Koemanit është nesër në udhëtim të Athletic Bilbao.
Momentalisht, Barcelona renditët në pozitën e pestë dhe synon vetëm fitore që të dëshmojë së është në garë për titull.