Ballina Sport Barcelona mposht Getafen, renditet në vendin e dytë në La Liga

Barcelona mposht Getafen, renditet në vendin e dytë në La Liga

La Liga e futbollit luan javën e 26-të. Barcelona e Xavit fitoi në shtëpi 4-0 me Getafen në një duel që u dominua nga vendasit në “Olimpic Lluis Companys”. Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e Raphinha në të 20 minutë.

Marketing

Fraksionni i dytë nisi me dy gola të shpejtë, teksa katalanasit “likuiduan” miqtë nga madridi me golat e Joao Felix dhe de Jong në minutat 53 dhe 61. Në fund Lopez “vulosi” shifrat në 4-0.

Me këtë sukses Barça ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, pesë pikë më pak se Real Madridi kryesues dhe një më shumë se Girona që ka një ndeshje për të zhvilluar, ashtu si Galaktikët.

Exit mobile version