19:28 | 10 Maj 2021
19:28 | 10 Maj 2021
Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland para sulmuesit së Tottenham, Harry Kane,
Me Tottenham që me shumë gjasa do e mbyll sezonin prapë pa trofe dhe jashtë Ligës së Kampionëve, Kane është i lidhur me largimin, transmeton lajmi.net.
Anglezi kërkohet nga dy rivalët Manchester City dhe United, por është i hapur edhe për kalimin në “Camp Nou”.
Sidoqoftë, sipas Sport, Barcelona e ka prioritet norvegjezin, derisa edhe Lautaro Martinez është para Kane.
Kane ka pasur kontakte me Barcelonën, por gjiganti blaugranas është i shqetësuar që 27-vjeçari nuk do arrijë të adaptohet në La Liga.
Ndërkohë, Sergio Aguero dhe Memphis Depay janë shumë pranë të nënshkruajnë me Barcelonën si agjent të lirë./Lajmi.net/