Ballina Sport Barcelona publikon listën anti Madrid, mungon ky lojtar

Barcelona publikon listën anti Madrid, mungon ky lojtar

Barcelona do të luajë kundër Real Madrid-it në “El Clasicon” e madhe, nesër prej orës 20:00, në Camp Nou. Ekipi katalanas ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër “Los Blancos”.

Marketing

Trajneri Ernesto Valverde nuk ka shumë surpriza në skuadrën e tij duke patur në dispozicion të gjithë lojtarët më të mirë. Mungon mesfushori Arthur, i cili është i dëmtuar. Ky i fundit nuk ia ka dalë mbanë të rikuperohet dhe nuk do të jetë as në pankinë për sfidën kundër madrilenëve.

Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon me teknikun spanjoll që kërkon fitoren për t’u shkëputur të vetëm në krye të klasifikimit. Frika për El Clasicon e nesërm është shumë e madhe, pasi ka një anagazhim të madh të forcave policore. Të dy ekipet do të shkojnë në të njëjtën kohë në stadium dhe po qëndrojnë në të njëjtin hotel.

Exit mobile version