Bardhi: Edhe në Armeni shkojmë në fitore

Maqedonia mbrëmë e mundi Lihtenshtajnin me 4:1 dhe u përforcua në pozicionin e parë në tabelën në grupin e katërt nga “Liga e Kombeve”. Para “kuqeverdhëve” është një shans i shkëlqyer që të plasohen në plej-ofin, ndërsa këtë mund ta bëjnë tashmë për dy ditë në turneun në Erevan
Lojtari Enis Bardhi paralajmëroi sulm në tre pikët dhe në duelin me Armeninë.

Marketing

“Nuk ndalemi këtu. Shkojmë në fitore edhe në Armeni. Ky ekip ka cilësi. Këtë e dëshmuam edhe kundër Lihtenshtajnit. Edhe pse fitorja është shprehur me tre dola dallim, nuk ishte lehtë siç fitohet përshtypje nga rezultati”, tha Bardhi.

Futbollistët e Maqedonisë kanë tre fitore maksimale në grupin nga segmenti D në “Ligën e Kombeve” dhe janë në serinë prej dhjetë ndeshjeve pa humbje.

Marketing