Dalin detaje të tjera nga mbledhja e kryesisë së PD-së.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se opozita e rrëzoi propagandën e qeverisë.
Sipas tij, shqiptarët dolën dhe votuan ndryshimin, dhe e duan edhe sot më shumë se dje.
‘Kjo fushatë e provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë balle-ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë!!!
Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!
Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin!
Ata e duan ndryshimin edhe me shume sot!
Ndaj te bashkuar ju ftoj ti prijmë me gjithë forcën tonë betejës për ndryshim për gjithë demokratet dhe gjithë shqiptarët’, është shprehur Basha.