Bashkëpunimi Maqedoni-Kosovë në energjetikë! Takohen drejtuesit e EMV-së dhe KEK-ut

Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe Kompania Energjetike e Kosovës – KEK, filluan bashkëpunim të përforcuar për tejkalim më të lehtë të krizës energjetike dhe të situatave me sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Në takimin u shqyrtuan mundësitë se si qymyri nga Kosova të shfrytëzohet në termocentralet në Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësia për mbështetje të ndërsjellë mes dy sistemeve.

Marketing

Në takim morën pjesë Bordi Drejtues i EMV dhe drejtori i përgjithshëm, Vasko Kovaçevski si dhe drejtori i përgjithshëm i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe këshilltari në ministrinë e Ekonomisë së Kosovës, Milot Kelmendi.

U konkludua se grupet e punës nga të dy kompanitë shtetërore do të bien dakord për procedurat për realizimin sa më shpejt të bashkëpunimit, si dhe që qeveritë e të dy vendeve, përkatësisht ministrat e ekonomisë, të njoftohen për hapat e ardhshëm, të cilët janë në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror të dakorduar në sektorin e energjisë nga ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Artane Rizvanolli në dhjetor të vitit 2021.