Ballina Aktuale Bashkëpunimi në fushën e kulturës, Maqedonia firmos marrëveshje me Bullgarinë

Bashkëpunimi në fushën e kulturës, Maqedonia firmos marrëveshje me Bullgarinë

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan Programin për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë.

Marketing

“Ky dokument bilateral, i cili i bashkëngjitet Marrëveshjes së nënshkruar për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim do t’i intensifikojë lidhjet kulturore ndërmjet të dyja vendeve në të cilat në të kaluarën u realizuan iniciativa dhe projekte të shumta nga të gjitha veprimtaritë nga sfera e kulturës. Në të dyja vendet nga viti 2005 ekzistojnë edhe qendra informative kulturore në të cilat vazhdimisht prezantohen artistët dhe institucionet nga të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Kulturës.

Ministri Ademi ishte pjesë e delegacionit zyrtar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, pjesë e të cilit ishte edhe Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri.

Exit mobile version