Bashkëpunimi opozitar, Kasami: Rrotacion pushteti në kampin shqiptar

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i hapur për bashkëpunim opozitar me gjitha forcat opozitare shqiptare me qëllim rotacionin e pushtetit edhe në kampusin politik shqiptar. Reflektim pozitiv për këtë inicijativ, Kasami pret edhe nga Arben Taravari ushtrues I detyrës kryetar I ASH-së, me të cilin pohon se ka komunikim të vazhdueshëm.
“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me gjith forcat opozitare të cilat kanë një qëllim që përfundimisht të ketë rrotacion politik edhe në kampin politik shqiptarë.”, tha Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa.
Kasami ripërsëriti qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi sipas tij qeveria aktuale është e
dështuar.
Marketing