Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së në lidhje me pohimet për kërcënime të kryeministrit Zoran Zaev ndaj të punësuarve në Bashki.
Sipas tyre, koha e kërcënimeve dhe trysnive në administratën bashkiake ka përfunduar dhe është një e kaluar.
Nga Bashkia thonë se nuk ka ndarje të të punësuarve sipas përkatësisë partiake dhe politike, por është e kundërta, pra i stimulon të gjithë ata që punojnë me profesionalizëm dhe nderë dhe me përkushtim e kryejnë detyrën që e kanë.
Ky reagim erdhi pasi që Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE-ja, në konferencë shtypi kishte akuzuar për kërcënime të kryeministrit Zaev ndaj të punësuarve në administratën bashkiake.