Bashkim Ziberi: Shoqëria jonë zhvlerëson faktet shkencore dhe beson thashethemet

Profesori universitar, Bashkim Ziberi, thotë se në raport me vendet perëndimore, në vendin tonë shoqëria preferon të besojë thashethemet në vend të fakteve shkencore.

Marketing

Kjo, sipas tij, ka të bëjë me nivelin arsimor të shoqërisë dhe mos ndjekjes se trendëve dhe zhvillimeve të teknologjisë.
Sipas tij, shoqëria jonë nuk i percepton siç duhet gjërat që shfrytëzon. Qytetarët, thotë Ziberi dezinformohen, sepse dëgjojnë pikëpamje të ndryshme, pa lexuar dhe pa mbledhur argumente për të njëjtën.

Ai thotë se më së shumti i ka bërë përshtypje kur ka dëgjuar qytetarë duke thënë se virusi është krijuar nga qarqe të caktuara, për qëllime të caktuara.

Marketing