Në orët e mbrëmjes së sotme në Burgun e Dubravës në pavijonin gjysmë të hapur është duke u zhvilluar një aksion i gjerë i Shërbimit Korrektues të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Pejës.
Siç mëson KALLXO.co, nga informacione inteligjente është kuptuar se brenda Burgut të Dubravës ka kontrabandë me mallra por edhe me narkotikë.
Në nisje të këtij aksioni ishin edhe gjetjet e para.
Në flagrancë një i burgosur u kap duke biseduar në telefon, pajisje kjo e ndaluar për t’u poseduar e përdorur brenda burgut nga të burgosurit.