Ballina Lajme Maqedoni Bastisje në disa qytete të Maqedonisë, Prokuroria hap rast për evazion fiskal

Bastisje në disa qytete të Maqedonisë, Prokuroria hap rast për evazion fiskal

Pas një njoftimi të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për informacionin e marrë nga DAP, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur një rast për dyshime për krime të kryera në fushën e krimit financiar, d.m.th. “evazioni” nga neni 279 “mashtrimi tatimor” nga neni 279a dhe “pastrimi i parave dhe produkteve të tjera nga vepra penale nga neni 273 i Kodit Penal të një grupi subjektesh.

Marketing

Për të vërtetuar bazat e dyshimit për kryerjen e këtyre veprave penale, me kërkesë të prokurorit publik në fjalë, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka lëshuar urdhër për bastisjen e banesave dhe objekteve tjera në disa lokacione në disa qytete.

Zyrtarë policorë, zyrtarë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të koordinuar me hetuesit e Laboratorit të Forenzikës Digjitale në Qendrën Hetimore të PTHP-së gjatë kontrolleve kanë siguruar dokumentacion të shumtë dhe shënime elektronike të cilat do t’i nënshtrohen përpunimit dhe analizës me qëllim sigurimin e provave materiale për nevojave për zhvillimin e procedurave të mëtejshme penale.

Kërkimet janë ende në vazhdim.

Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë parahetimore e cila me ligj është e fshehtë, publiku do të njoftohet me kohë për detaje që nuk do të cenojnë procedurën.

Marketing
Exit mobile version