Ballina Lajme Maqedoni Bastisje në Gostivar, policia gjen armë dhe municione

Bastisje në Gostivar, policia gjen armë dhe municione

MPB njofton se pas bastisjeve në shtëpinë dhe ambientet tjera të 23-vjeçarit E.F. nga fshati Llomnicë i Gostivarit, janë gjetur armë dhe municione.

Marketing

Nga Policia thonë se babai i E.F., personi me iniciale S.F. ka pranuar se armët janë të tij.

“Gjatë bastisjes të ushtruar ndaj personit S.F. (babai i E.F.) janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike, katër karikatorë automatiku, 231 fishekë automatiku dhe 20 fishekë për pushkë gjahu.

Personat janë privuar nga liria në Stacionin e Policisë në Gostivar, është bërë bisedë zyrtare në të cilën S.F. ka sqaruar se armët dhe municionet e gjetura janë të tija dhe pas ekspertizës, në konsultim me prokurorin publik nga PTHP Gostivar, me procedurë të shpejtë do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

Marketing
Exit mobile version