Bastisje në Hasanbeg, arrestohet i riu nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm në Hasanbeg të Shkupit kanë arrestuar një 21-vjeçar i cili akuzohet për disa vjedhje në Shkup, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se gjatë bastisjes që është realizuar rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e të riut janë gjetur gjësende nga dy grabitje.

Marketing

“Është privuar nga liria D.H. (21) nga Shkupi, pasi dyshohet se është autor i grabitjeve, njëra në një shoqëri financiare në rrugën “Metodij Andonov Çento”, e kryer më 27.10.2021, dhe tjetra në një lokal bastesh në “Rr. Maxhari” me datë 17.09.2021.”, theksojnë nga MPB.

Marketing