Policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar 41-vjeçarin E.J. nga Semenishta e Shkupit pasi gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij ka gjetur armë dhe municione.
“Gjatë bastisjes u gjet një pushkë automatike, dy pistoleta, një karikator pistolete, dy karikatorë automatiku dhe 71 plumba. Nga efektivët policorë të Njësisë së Policisë për Ndërhyrje E.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, shtojnë nga MPB.