Policia mbrëmë në orën 20:30 në rrugën “23 Tetori” në Shkup, e ka privuar nga liria M.A. (34) nga Shkupi.
Siç informon sot MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, ishin gjetur dhe marrë një pushkë gjuetie – karabinë “Zastava”, 53 plumba për revole 357 Magnum dhe 17 plumba për karabinë gjuetie, të cilat i posedonte ilegalisht.
Personi ishte mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët padi adekuate.