Bastisje në Shtip, arrestohen tre persona

MPB njofton se sot ka ndaluar tre persona të cilët janë kapur me lëndë narkotike

Marketing

“2Sot (19.01.2024) në ora 00:30 në Shtip, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në kuadër të SPB Shtip kanë ndaluar I.V.(34), S.I. (29) dhe 22-vjeçarin V.D. të gjithë nga Shtipi.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e I.V., ku u gjet S.I. dhe V.D., janë gjetur dhe konfiskuar lëndë të bardha, marijuanë, peshore digjitale dhe sende të tjera me mbetje të lëndës së bardhë.

I.V. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Marketing