Bayern Munich zyrtarisht ka nënshkruar me Omar Richards dhe ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.
“Bavarezët” kanë konfirmuar se Richards do të bartë numrin 3 në fanellë dhe transferimi i tij nuk do të kushtojë, transmeton lajmi.net.
Anëtari i bordit për sport Hasan Salihamidžić: “Ne jemi të kënaqur që Omar po vjen në FC Bayern. Omar është një lojtar i talentuar teknikisht në anën e majtë të mbrojtjes. Ai gjen zgjidhje të mira duke ecur përpara, është shumë vigjilent dhe ne i besojmë që të luajë një rol të mirë në ekipin tonë”.
Richards ka qenë lojtar i skuadrës Rangers, të cilët së fundmi janë shpallur kampion në “Championship” të Anglisë.
Pas transferimit në Bayern, Richards ka thënë se është një nder i madh të transferohet këtu dhe gjithashtu një ëndërr e realizuar.
“Jam krenar që kam veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë. Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen. Falënderimet e mia për menaxhmentin në FC Bayern për besimin e tyre. Bisedat tona ishin shumë bindëse. Mezi pres të jem në fushë për Bayern. Mia san mia!”, ka thënë ai në faqen zyrtare të klubit.
23 vjeçari ka zhvilluar 42 ndeshje këtë sezon, mirëpo nuk ka arritur të shënojë ose asistojë ndonjë gol.